Erion Braçe është parë në tribunën e stadiumit “Qemal Stafa” teksa ndiqte derbin Partizani – Tirana. Madje edhe është fotografuar dhe fotot e tij janë shpërndarë në internet. Por menjëherë në rrjet ka shpërthyer ironia. Por jo për faktin se ai po ndiqte një ndeshje në stadium. Tirona Fanatics nuk kanë pritur gjatë dhe ia kanë marrë hakun për deklaratat që ai pati bërë se ata ishin “rrugaçë në fushë, rrugaç në tribunë “ dhe se hidhnin “kore ordinere rrugaçësh mu në mes të Tiranës”. Foton ku Braçja gjendet pranë gazetarit Filip Çakuli ata e kanë quajtur “Popeye dhe Olivia”. Nuk është e vështirë për të kuptuar se personazhi që i ngjan Popeye Marinarit, që mban gjithnjë llullë me vete, është Çakuli. Kështu që Braçes s’i mbetet tjetër veçse të jetë Olivia.