Flash

Britani/ Zbulohet shqiptari që fitoi 100 mijë paund në Bingo

Lapsi.al 6 December 2014
Britani/ Zbulohet shqiptari që fitoi 100 mijë paund në Bingo

35-vjeçari Shaban Binaku, pronar i një biznesi për larjen e automjeteve ka fituar 100 mijë paund në një bingo në Londër. Por Binaku tashmë do të jetë pjesë edhe e rekordeve “Guinness”, pasi ka fituar çmimin më të madh të lotarisë që ka fituar dikush ndonjëherë në një bingo. Shabani fitoi shumën e madhe të parave duke luajtur në “Beacon Bingo”, e cila ndodhet në Britani dhe është një prej bingove kryesore në vend. Data 30 nëntor është data kur Shabani fitoi çmimin e madh. “Thjesht nuk po mundem ta besoj se kam fituar, ende po më duket si në ëndërr. Këto para do të ma ndryshojnë mua dhe familjes sime jetën tërësisht, dhe këto para nuk kanë mundur të vijnë në një kohë më të mirë. Kam familjarë këtu në Londër dhe në Kosovë, dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të mbijetojnë dhe kanë nevojë për pak para më shumë. Ndjehem mirë që kam mundësi të ndihmoj dhe t’i qeras ata për Krishtlindje dhe për Vit të Ri, pasi e meritojnë. Vërtet e dua bingon, por unë luaj vetëm në “Beacon Bingo”. Jo vetëm për shkak të çmimeve të mëdha që japin në krahasim me bingo klubet tjera, por edhe stafi është më miqësor. Gjithmonë kaloj mirë kur shkoj aty”, ka thënë Shaban Binaku. Menaxheri i përgjithshëm i “Cricklewood Club” tha: “Jemi shumë të gëzuar për Shabanin, i cili jo vetëm se ka siguruar 100 mijë paund për festat e fundvitit, por edhe ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”!”/balkanweb/

Të këshilluara

Ta ndash gruan për një foto

Një burrë vendosi ta divorcojë bashkëshorten pasi i bëri një foto pak çaste para se të nisej në një udhë...

11:52

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI