Flash

Polemika/ Selena Gomez “kopjoi” Çiljetën

Lapsi.al 24 November 2014
Polemika/ Selena Gomez “kopjoi” Çiljetën

Këngëtarja amerikane Selena Gomez ka “kopjuar” Çiljetën me performancën e saj në ndarjen e çmimeve të “American Music Awards”. E para që ka reaguar ka qenë vetë këngëtarja shqiptare që në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka postuar foto krahasuese me performancën e Selenës dhe Çiljetës në “Kënga Magjike”. Në fakt, edhe me një sy të lirë dallohet që paraqitja e dy këngëtareve është e ngjashme. Këngëtarja dhe aktorja e Hollywoodit kishte zgjedhur një fustan të bardhë, pak a shumë të ngjashëm me atë që veshi Çili javë më parë në Tv Klan kur prezantoi këngën "Pse më do". Në ekranin prapa saj, u shfaqën krahët e një shqiponje njësoj si Çiljeta. Shqiptarja ka postuar fotot me dedikimin: “Selena Gomez, s’është mirë që kopjon moj vajzë. Gjithsesi një kopje e bukur. Ne e kemi bërë më mirë” – shkruan Çiljeta duke renditur bashkëpunëtorët e saj në Tv Klan.   /lapsi.al/

Të këshilluara

Bleona gënjen edhe për moshën

Bleona Qerreti ka gënjyer mediat amerikane për moshën e saj.  Sipas usmagazine.com, ajo është 29 vjec. Në fak...

19:32

Eliza Dushku super seksi

Eliza Dushku ka realizuar një fotografi të cilën e ka bërë publike në rrjetin social Facebook. E veshur në bikini të zez...

17:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI