Flash

Ambasadori Arvizu pastron Bregun e Lumit (fotot)

Lapsi.al 21 November 2014
Ambasadori Arvizu pastron Bregun e Lumit (fotot)

“Të pastrojmë Shqipërinë” është aksioni që ka nisur paraditen e sotme në shumë zona problematike të vendit, ku vullnetarë dhe qytetarë të shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, kanë dhënë kontributin e tyre në mbledhjen e mbeturinave. Një prej tyre, siç shihet edhe nga fotot, ka qenë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në largim, Alexader Arvizu i cili ka zgjedhur një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit për të treguar gatishmërinë e tij edhe në çështjet e ambientit.

Te bregu i Lumit, Ura e Babrroit, Ambasadori Arvizu i është përveshur punës duke veshur dorashkat dhe një veshje aspak zyrtare.

Kjo shfaqje e Ambasadorit vjen menjëherë pas lajmit të bërë publik pasditen e djeshme nga lapsi.al se Alexader Arvizu pritet të zëvëndësohet shumë shpejt nga pasardhësi i tij Donald Lu. Mandati i ambasadorit Arvizu ka përfunduar që në muajin gusht të këtij viti, por ai ka qëndruar në Tiranë deri në zhbllokimin e emërimit të pasuesit të tij.

Të këshilluara

Irina Shayk zhvishet sërish

Modelja ruse Irina Shayk ka tronditur sërish botën e modës me dukjen e saj mahnitëse. Bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo ka...

22:51

Ju prezantojmë Morena Tarakun

Kjo është bukuroshja Morena Taraku. Ajo është shndërruar në një nga figurat më të përfolura të shoë ...

19:06

I heq rrobat edhe Besa Kokëdhima

Në gjithë këto vite, këngëtarja Besa Kokëdhima ka ruajtur një fije serioziteti në paraqitjen e saj duke lënë m...

20:37

Gjendet e vdekur Miss Hondurasi

Bukuroshja Maria Jose Alvarado që është shpallur Miss Hondurasi, është gjetur e vdekur së bashku me motrën e saj në nj&e...

15:59

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI