Flash

Elgit Doda shtrohet në spital, rrezikon spektaklin

Lapsi.al 2 November 2014
Elgit Doda shtrohet në spital, rrezikon spektaklin

Kompozitori Elgit Doda që javët e fundit është shfaqur si një nga konkurrentët e spektaklit “Dance with me” në Tv Klan, ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Gjatë provave për shfaqjen e të hënës mbrëma me partneren e tij Xhensila Myrtezaj, Elgiti është lënduar duke u ndjerë keq, deri sa në sallën e baletit ka ardhur auto ambulanca.


Kompozitori i ri është shoqëruar menjeherë në Spitalin Amerikan ku ka bërë konsultat me mjekët dhe ka marrë mjekimet e para. Sipas sqarimeve që ka dhënë vetë Elgiti bëhet fjalë për këputje ligamenti dhe krisje të meniskut.


Nuk dihet ende nëse pas këtij dëmtimi ai do të ngjitet në skenë për të kërcyer me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, apo asaj do t’i duhet të kërcejë vetëm, disa javë deri sa partneri i saj të jetë në gjendje më të mirë. Nga ana tjetër, komentet në facebook kanë rikthyer në vëmendje “sherrin” e Elgitit javën e shkuar me antarin e jurisë Robert Aliaj, duke thënë “e ka marr m’sysh ai me thonjtë e lyer”.

 

Të këshilluara

Një puthje nga Adelina Tahiri

Këngëtarja nga Kosova Adelina Tahiri nuk lë ditë pa postuar diçka në rrjetet sociale. Në fundjave vendosi tu japër fan...

16:40

Besa, performon me Isa Boletinin

Pak ditë më parë disa media nxorrën foton e këngërares Besa Kokëdhima me një t-shert ku dukeshin të stampuara imazh...

18:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI