Flash

Besa, performon me Isa Boletinin

Lapsi.al 1 November 2014
Besa, performon me Isa Boletinin

Pak ditë më parë disa media nxorrën foton e këngërares Besa Kokëdhima me një t-shert ku dukeshin të stampuara imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Po me të njëjtën veshje ajo është paraqitur edhe gjatë një performance live, në një nga netët e kryeqytetit. Me këtë rast gazeta Shekulli, pronë e të atit të saj, Koco Kokëdhima, i ka marrë një intervistë për këtë fakt.

 

Keni zgjedhur që të visheni kuq e zi në... Madje, keni performuar e veshur me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Pse kjo zgjedhje? A kanë ndikuar ngjarjet e fundit futbollistiko-politike në zgjedhjen tuaj?

Sigurisht, që këto ngjarje kanë ndikuar edhe te mua. Do të doja që edhe me anë të kësaj interviste të shprehja solidaritetin tim me emocionet e shqiptarëve në lidhje me atë që ndodhi pak kohë më parë me një ndeshje futbolli.

Si e perceptoni pas disa javësh ngjarjen që ndodhi në stadiumin e Beogradit?

Unë mendoj se ajo që ndodhi tregoi ndjenjat armiqësore mes dy popujve. Mendoj se janë të freskëta dhe të ngulitura thellë në atë popull këto lloj ndjenjash deri në instancat më të larta. Problemi i vërtetë nuk ishte vetëm te reagimi i disa tifozëve, problemi ishte tek menaxhimi i situatës nga ana e autoriteteve serbe dhe qëndrimi i tyre. Niveli i tyre i organizimit ishte nën standardet bazike, nën standardet që kërkohen për një ndeshje futbolli. Pastaj, deklaratat e zyrtarëve të tyre më të lartë ishin në rastin më të mirë: qesharake.

Po në lidhje me vendimin e uefas? Dhe më lejoni ta shkruaj me shkronja të vogla...

Për sa i përket UEFA-s, si fillim mendoj se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se si lejoi që të rrezikohej jeta e ekipit tonë në një ndeshje të saj. E pastaj sigurisht do të doja përgjegjësi edhe për vendimin, i cili nuk bëri drejtësi për atë që ndodhi në Beograd.

Të këshilluara

Eranda Libohova tregon kafkën për Halloween

Një nga personazhet e parë shqiptarë që ka ndarë me fansat pamjen e saj për Halloween është Eranda Libohova. Këngëtarja e njohur ka dashur vërtetë të përcjellë ...

16:39

Bud Spencer mbush 85 vjeç

Aktori amerikan mjaft i dashur edhe për publikun shqiptar, Bud Spencer mbushi 85 vjeç. Mjaft popullor në vitet 70-80, ai krijoi dyshen me aktor...

11:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI