Flash

Zhupa për protestat masive: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Lapsi.al 18 June 2026

Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend ka komentuar protetat masive që po vvijojnë prëj 19 ditësh në Tiranë, ku këkrohet dorëheqja e kryeministriot Edi Rama dhe largimi I qeverisë së tij. 

Zhupa u shpreh se mazhoranca e sotme është kthyer në një “mazhorancë strucash që zhysin kokën në rërë dhe nuk kuptpojnë se zullumi është shumë i madh dhe duket qartësisht”.

Ina Zhupa:
Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash. Keni zhytur kokën në rërë dhe nuk e kuptoni që zullumi është shumë i madh dhe duket qartësisht. E pa Parlamenti Europian, e votoi Parlamenti Europian atë që në fakt është kërkesa e të gjithë protestuesve, ajo që kanë qenë në fakt kërkesat e opozitës shqiptare dhe lufta e opozitës.
Nuk e kuptoj ku e gjetët atë entuziazmin për të publikuar përshëndetje për Parlamentin Europian, ndërkohë që Parlamenti Europian kishte dhënë 300 detyra për ju.
Kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit 21/2024, kishte vendosur në rezolutë heqjen e ligjit të investimeve strategjike, kishte kërkuar moratorium për zonën Vjosë–Nartë dhe ju e përshëndesni. Shumë mirë atëherë, hajde t’i fusim në rend dite, hajde t’i diskutojmë në komision.
Taulant Balla ka thënë para një jave në këtë foltore se ne do t’i votojmë kundër projektligjeve tuaja. Projektligjet tona janë projektligjet që kërkon Parlamenti Europian. Do t’i votosh kundër? Po pse e përshëndet atëherë? Nëse e voton kundër, mos e përshëndet. Thuaj: “Distancohem nga Parlamenti Europian. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë në zonat e mbrojtura, ne nuk pyesim për ju fare, ne do të vazhdojmë me ligjin 21/2024.” Dhe mos e përshëndet. Kujt po i hedh hi syve?
Ky Parlament duhet të kthehet në funksion të interesit publik, në funksion të kërkesave të Parlamentit Europian për të arritur standardet që kërkon BE-ja dhe për t’i shërbyer mirëqenies së vendit.

Dezinformimi zyrtar, një-dy zyrtar atje në Bruksel dhe mendoni se “u bë deti Kos” që të marrim nga një lugë të gjithë për të ngrënë nga taksat e qytetarëve dhe për t’u fryrë me paratë e shqiptarëve dhe pronat publike.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI