Flash

Berisha në Kuvend: Kini guxim dhe dilni burrërisht, të heqim me mosbesim Edi Ramën

Lapsi.al 18 June 2026

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet me mosbesim. Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa doli në mbrojtje të protestave qytetarë për largimin e kryeministrin, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet kurrë.

“Ata kanë kërkesa shumë të drejta. Ju keni vendosur t'i zgjidhni me kërcënime mafioze duke marrë bandat. Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe e Vucic ka marrë ekspertë serbë anti demonstrata. Unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta. Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë, pastaj do ikni si mi. Më mirë tani, burrërisht, kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Ramën dhe t'i japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë me e thellë në ditët dhe javët që do vijnë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI