Flash

Vatrat e zjarrit në Krujë mbeten aktive, fillon ndërhyrja nga ajri

Lapsi.al 11 August 2026

Vatrat e zjarrit në zonën e Zidonit dhe në lagjen Bojë të Krujës kanë vijuar të jenë aktive edhe gjatë natës, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në tërren. Mëngjesin e sotëm kanë filluar edhe operacionet nga ajri, me qëllim shuarjen e plotë të saj. Dy helikopterë të ushtrisë vijojnë të hedhin ujë mbi vatrën e zjarrit, ndërsa situata po shkon drejt neutralizimit.

Nuk raportohet për personat të lënduar, apo dëme në banesa, por dëmet në ekosistem janë të pallogaritshme. Kjo pasi intensiteti i lartë i flakëve favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në florën dhe faunën e zonës.

Të këshilluara

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

176 vatra zjarresh në 10 ditë, ligji “digjet” bashkë me barin

Ligji ndalon djegien e barit dhe mbetjeve bujqësore nga 1 prilli deri më 30 nëntor. Por zjarri i Krujës tregon se ndalimi me ligj, i bërë prej tre vitesh, nuk mjafton kur ligji nuk zbatohet. Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar 176 vatra zjarri nga veriu në jug.

21:42 Esmeralda Topi

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI