Flash

Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë

Lapsi.al 17 June 2026

Franca po përballet me një valë të re të nxehti që pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e mërkura, me temperatura që në disa rajone mund të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se temperaturat do të variojnë nga 30°C deri në 36°C në shumë zona, ndërsa në disa rajone jugore dhe qendrore pritet të jenë edhe më të larta. Rreth 40 departamente janë vendosur nën alarm të verdhë, duke përfshirë zona që shtrihen nga Hautes-Pyrénées deri në rajonin e Parisit.

Në pjesën veriore të vendit, përfshirë kryeqytetin, temperaturat pritet të arrijnë rreth 31°C, ndërsa në qytete si Vichy, Roanne, Angoulême dhe Périgueux parashikohen maksimumet rreth 33°C.

 
Në jug dhe në luginën e Ronës, përfshirë zona si Toulouse, pritet që temperaturat të ngjiten deri në 36°C, ndërsa lokalisht mund të arrihet edhe pragu prej 37°C.

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë gjithë javës, me kulmin e saj të mundshëm që mund të arrijë deri në 40°C gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI