Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Uzuni, ditëlindja e mesazhi i qartë: "Nëse nuk ke urinë për të fituar, nuk je i mirëpritur në Kombëtare”

Myrto Uzuni sapo ka festuar ditëlindjen e 31-të, me një festë të improvizuar në grumbullimin e kombëtares, ku Elseid Hysaj i solli tortën simbolike.

Lapsi.al 1 June 2026

Myrto Uzuni sapo ka festuar ditëlindjen e 31-të, me një festë të improvizuar në grumbullimin e kombëtares, ku Elseid Hysaj i solli tortën simbolike. E megjithatë, beratasi e ka mendjen te ndeshjet dhe në pritje të debutimit të kombëtares nën drejtimin e Rolando Maran i bën disa gjëra të qarta: "“Faleminderit për urimin, kur stafi është i ri ashtu do të jetë edhe sistemi. Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv dhe siç ka ndodhur ku ka trajnuar edhe më parë, sulmuesit e vet kanë shënuar shumë gola".

Sulmuesi i Austin në MLS ka hequr disa guralecë nga këpuca, me një mesazh që duket si një paralajmërim për ata që nuk kanë ambicje me kuqezinjtë: "Kur luan për ekipin Kombëtar normalisht ke qëllime se luan për kombin dhe ne duam që të dalim të parë në Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi për Europianin, këto janë qëllimet që na shtyjnë ne përpara. Në qoftë se një lojtar nuk ka urinë ose dëshirën për të luajtur në Europian apo për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar".

Në fund edhe një koment mbi situatën e tij me klubin amerikan: "Normalisht kam kontratë me ekipin e Austin, kam pasur një ofertë shumë të mirë në janar dhe ka qenë pothuajse e mbyllur si transfertë, por në momentet e fundit është prishur për shkak se edhe klubi i Austin nuk kishte shumë prurje në ekip".

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI