Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Kampion me 6 ndeshje, Dede: "Në botë Zoti ka disa ekuilibra të çuditshëm"

Egnatia është shpallur për herë të tretë radhazi kampion, por Nevil Dede shijon për herë të parë si trajner triumfin e përjetuar dikur si futbollist.

Lapsi.al 31 May 2026

Egnatia është shpallur për herë të tretë radhazi kampion, por Nevil Dede shijon për herë të parë si trajner triumfin e përjetuar dikur si futbollist. “Kampion me 6 ndeshje? Duhet të jesh më shumë fat besoj. Në këtë botë Zoti ka disa ekuilibra të çuditshëm, kur nuk e pret merr një dhuratë të tillë. Demrozi dhe Egnatia na dhanë mundësi të luftonim për dy trofe, por ia dolëm me më të rëndësishmin. Mendoj se është meritë e Demrozit dhe drejtori Klejdi Zenelaj. Padyshim edhe të punës së Edlir Tetovës". 

Në Superiore është trofeu i parë dhe Dede ka zbuluar atë që i ka kaluar nëpër mend këto ditë: "Kur u ndërrua që ndeshjet do të luheshin në të njëjtën ditë, thashë 'Nevil ka ardhur koha që të shpallesh kampion'. Emocionet janë të mëdha". Natyrisht të pasoje Edlir tEtovën në pankinë nuk ishte e thjeshtë, por lojtarët ishin, puna ishte bërë e ajo që i mbetej Dedes (si e pranon vetë) ishte ana psikologjike: "Unë pata mundësinë të bëja disa prekje të vogla, në motivim dhe në anën psikologjike. Unë kam fituar një kampionat me anën psikologjike. Ishim out-sider në fillim të Final Four dhe mendova që duhet të ishim të duruar dhe vrastarë". 

Tani përpara është Europa, sepse me këtë arritje vjen edhe rinovimi me rrogozhinasit për sezonin e ardhshëm: "Jemi pak euforikë, mund të themi gjëra të tilla. Jemi brenda llogjikës. Eksperienca që ka krijuar Egnatia, duhet të kalojë turin e parë të Champions League, e kam motiv për veten time, është minimumi, që të kemi shanset për grupe. Vitet kanë kaluar për Egnatian, eksperienca është marrë. Ky është objektiv i arritshëm. Pak fat duhet, sidomos te shorti”, tha Dede.

Të këshilluara

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

01:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI