Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

PSG fiton për herë të katërt një finale me penallti, Luis Enrique i prerë: “Jemi mësuar”

Lapsi.al 31 May 2026

Fakti që PSG është sërish kampione e Europës nuk habit askënd. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ishte gjerësisht favorite në finalen me Arsenalin, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke treguar se është një ekip i nivelit të lartë, por në fund gjithçka u vendos me penallti, aty ku parizienët fituan edhe një herë. Trajneri spanjoll komentoi menjëherë pas ndeshjes me një batutë fitoren e radhës nga pika e bardhë. 

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Kvara me shokë kanë fituar të katër finalet e luajtura këtë vit me penallti. Të pamëshirshëm.

Fitoret me penallti në Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale

Historia përsëritet. Ligji i numrave të mëdhenj pëson një tjetër goditje. PSG ka fituar katër finale nga katër këtë vit me penallti. Gushtin e kaluar, nga 0-2 në 2-2 kundër Tottenhamit në minutat e fundit dhe më pas triumf me penallti. Më vonë, falë një Safonov fantastik, fituan Kupën Interkontinentale kundër Flamengos.

Në Superkupën e Francës dhe në Champions League

Në të dy rastet ishte titulli i parë në ato kompeticione, ndërsa në janar erdhi një tjetër triumf në Superkupën e Francës, sërish me penallti kundër Marseille. Më pas erdhi fitorja 4-3 nga pika e bardhë kundër Arsenalit. Nuno Mendes gaboi, por shokët e tij ishin perfektë dhe Safonov nuk pati nevojë të priste asnjë penallti: Eze goditi jashtë dhe Gabrieli e dërgoi topin mbi traversë.

Fjalët e Luis Enrique

Një tjetër rekord për PSG-në dhe Luis Enrique, i cili në intervistën e parë për Sky u përpoq të normalizonte suksesin e radhës të skuadrës së tij. “Nuk i thashë asgjë skuadrës kur ishim në vështirësi.” Më pas shtoi: “Bëmë gjërat normale për të sulmuar një skuadër që në mbylljet qendrore ishte perfekte”, duke shpjeguar se duke mbuluar mirë fushën nuk i lanë hapësira Gyokeres. Dhe në fund erdhi përgjigjja për një tjetër fitore me penallti: “Pse fitojmë gjithmonë me penallti? Le të themi se tani jemi mësuar.”

Të këshilluara

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

01:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI