Flash

Senegali stërvitet në SHBA për Botërorin, por habitet: topi kërcen në mënyrë të çuditshme

Në një video që është bërë virale, futbollistët e Senegalit, kryejnë një seri pasimesh ku vihet re qartë se si topi kërcen në mënyrë të parregullt.

Lapsi.al 1 June 2026

Shtetet e Bashkuara do të përballen me Senegalin në të parën nga dy miqësoret e fundit përpara fillimit të Botërorit. Dy kombëtaret do të sfidohen në Allstate Continental Clasico në Bank of America Stadium në Charlotte, Karolina e Veriut. Një mënyrë për të testuar gjendjen e lojtarëve të grumbulluar dhe gjithashtu për t’u familjarizuar me ambientin, infrastrukturat, stadiumet dhe për rrjedhojë edhe me fushat ku do të zhvillohen ndeshjet. Pikërisht gjatë stërvitjeve të parashikuara në prag të kësaj miqësoreje, Senegali duket se ka vënë re diçka të pazakontë.

Në një video që është bërë virale, futbollistët e Senegalit, të angazhuar në një seancë stërvitore, kryejnë një seri pasimesh dhe kontrollesh të topit në tokë dhe vihet re qartë se si topi kërcen në mënyrë të parregullt, thuajse i ngadalësuar ose me lëvizje të papritura, duke e bërë të vështirë kontrollin e pastër dhe rrjedhshmërinë e lojës me një prekje. Disa lojtarë e hedhin topin në zonë vetëm për të parë se çfarë ndodh pasi prek tokën. Në një farë mënyre duket sikur bëhet fjalë për topin e futbollit të sallës me kërcim të kontrolluar, por natyrisht nuk është kështu. Megjithatë ekziston një shpjegim.

Stadiumet amerikane një problem

Shumë nga stadiumet amerikane të përzgjedhura për të pritur ndeshjet e Botërorit janë ndërtuar fillimisht për NFL-në, pra futbollin amerikan, dhe përdorin sipërfaqe sintetike. Sipas rregulloreve të FIFA-s, këto struktura janë përshtatur duke instaluar një sipërfaqe të përzier me bar natyral dhe artificial. Ky lloj transformimi, megjithatë, kërkon muaj të tërë stabilizimi. Që në muajt para nisjes së Botërorit, disa sportistë dhe trajnerë kishin kritikuar testet në fushë, duke i cilësuar ato herë-herë shumë të thata dhe me kërcim të tepruar, ose në të kundërt, me mungesë rrjedhshmërie në lëvizjen e topit.

Nëse terreni nuk është plotësisht i niveluar ose nëse shtresat e barit natyral të vendosura mbi sipërfaqen sintetike nuk janë rrënjosur mjaftueshëm, krijohen disa lloj pabarazish të padukshme me sy të lirë që devijojnë trajektoren e topit në çdo kërcim. Kritikat e ngritura në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve nga stërvitja e Senegalit do t’i kishin detyruar teknikët e FIFA-s të dyfishonin sistemin e ujitjes për të garantuar që, në fishkëllimën e parë të ndeshjeve zyrtare, topi të lëvizë në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha skuadrat.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI