Flash

Triumf Historik i Shqipërisë: vajzat kuqezi mposhtin Malin e Zi e janë një hap nga Botërori 2027

Futbolli i vajzave në Shqipëri shënon një moment të paharrueshëm. Kombëtarja kuqezi, pas një fitoreje bindëse ndaj Malit të Zi, ka siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”, një arritje e paparë, ndërsa ka konfirmuar edhe vazhdimësinë në Ligën B të kompeticioneve europiane.

Lapsi.al 9 June 2026

Mbrëmja e 9 qershorit 2026 do të kujtohet gjatë në analet e futbollit shqiptar, sidomos për atë të vajzave. Kombëtarja kuqezi shkroi histori, duke arritur suksesin më të madh në historinë e këtij sporti në Shqipëri. Një fitore madhështore 5-2 ndaj Malit të Zi nuk ishte thjesht tre pikë në renditjen përfundimtare, por kurorëzimi i një rrugëtimi të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe një besim të palëkundur.

Për herë të parë në histori, Shqipëria e vajzave siguron kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”, një ëndërr që merr trajtë konkrete falë punës së jashtëzakonshme. Paralelisht me këtë arritje, Kombëtarja konfirmoi vazhdimësinë e saj në Ligën B, duke garantuar vendin mes skuadrave elitare të futbollit europian. Një tjetër rekord u vendos gjithashtu, pasi vajzat kuqezi grumbulluan për herë të parë plot 7 pikë në grupet e Ligës B, duke demonstruar një rritje të dukshme në nivelin e tyre të lojës.

Ky triumf madhor është fryt i punës së pandërprerë të një grupi vajzash me karakter të fortë, personalitet të spikatur dhe një shpirt gare të admirueshëm. Ato luajtën me dashuri të madhe për fanellën kuqezi dhe e mbrojtën me krenari në çdo ndeshje, duke dhënë gjithçka në fushë. Nën drejtimin e mençur të trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, si dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila prej vitesh investon në zhvillimin e futbollit të vajzave, kjo skuadër ka hapur një kapitull të artë jo vetëm për futbollin e vajzave, por për të gjithë sportin shqiptar.

Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave do të vijojë në Ligën B edhe në kompeticionet e ardhshme të UEFA-s, duke garantuar sfida të forta dhe mundësi të reja rritjeje. Ndërkohë, emocionet do të arrijnë kulmin më 18 qershor, kur vajzat kuqezi do të mësojnë emrin e kundërshtares së tyre në raundin e parë të fazës play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”. Shqipëria vazhdon të ëndërrojë dhe të përfaqësojë denjësisht kombin në arenën ndërkombëtare, duke shpresuar për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI