
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë që goditi prefekturën Kumamoto në jug të Japonisë, konfirmuan autoritetet. Lëkundjet e forta shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë. Një qendër tregtare u shemb pjesërisht, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë persona të bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet raportojnë gjithashtu të zhdukur në një fabrikë letre, ndërsa një urë autostrade u shemb si pasojë e tërmetit. Qeveria japoneze ka mobilizuar mijëra ushtarë për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat e prekura.