Flash

Zjarret masive në Francë, evakuohen 40 mijë persona

Lapsi.al 24 July 2026

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e të gjithë gadishullit Cap Ferret në bregdetin jugperëndimor të Francës. Atje janë me qindra njerëz që po largohen nga zona me varka.

Dhjetëra mijëra njerëz po evakuohen nga destinacioni turistik në perëndim të Bordeaux, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë atë që prefekti lokal e ka përshkruar si një "zjarr XXL" në rajonin e Girondës. Zjarret, të cilat filluan të martën, kanë djegur prej ditësh, pothuajse 25,000 hektarë të cilët ishin shkatërruar nga flakët. 

 
Ndërkohë, qeveria në Spanjë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, ndërsa zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në disa zona pranë kryeqytetit Madrid.

Duke iu përgjigjur përhapjes së zjarreve, Isabel Díaz Ayuso, presidentja e komunitetit të Madridit, tha se ishte: "Zjarri më i keq në historinë e rajonit".

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez foli për një "situatë dramatike" dhe u bëri thirrje njerëzve të tregojnë shumë kujdes. Tre zjarre po digjen në perëndim të Madridit, në Villa del Prado dhe San Martín de Valdeiglesias.

Ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez tha se 40,000 njerëz ishin në proces evakuimi nga gadishulli Cap Ferret, i cili ka Atlantikun nga njëra anë dhe Gjirin e Arcachon nga ana tjetër.
Prefektja lokale Sophie Brocas tha se 53 shtëpi ishin shkatërruar, si dhe një vend kampingu, por se 2,000 shtëpi ishin shpëtuar.

Një këshilltar lokal tha se 2,000 të evakuuar nga gadishulli kishin mbërritur tashmë me anije në portin e Arcachon në anën jugore të gjirit.

Shefi i zjarrfikësve dhe shpëtimit, Marc Vermeulen, tha se zjarri ishte përhapur me shpejtësi në fund të së enjtes dhe në orët e para të së premtes. Autoritetet më pas morën vendimin të premten në mëngjes për të filluar evakuimin e qytetit Arès, i cili shtrihet në juglindje të Lège-Cap Ferret në Gjirin e Arcachon.

Vermeulen i krahasoi zjarret që ndodhën gjatë natës me ato të vitit 2022 , duke shpjeguar se zona është në një gjendje më të rëndë thatësire tani.

Ndërsa në vitin 2022, zjarret "shpërthenin" në fund të ditës dhe netët ishin të favorshme për shuarjen e zjarreve, në zjarret aktuale ato po shpërthejnë gjatë natës në mesnatë ose në orën 01:00.

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI