Flash

Sherr në Durrës, plagoset me thikë një person

Lapsi.al 24 July 2026

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, Lagjja 13 dhe se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë).

 
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI