Flash

Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Lapsi.al 22 July 2026

Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndalon aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Sipas ligjit, nga 1 shtatori fëmijët nën 15 vjeç nuk do të mund të hapin llogari të reja në rrjetet sociale, ndërsa llogaritë ekzistuese do të mbyllen nga janari i vitit 2027. Platformat do të jenë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi vendimin një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Ministrja e Digjitalizimit, Anne Le Hénanff, tha se teknologjia për verifikimin e moshës tashmë është e gatshme për t'u zbatuar. Ligji përjashton platformat edukative dhe enciklopeditë online. Ai parashikon gjithashtu ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, duke nisur nga viti i ri shkollor.

Masa vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende po shqyrtojnë kufizime të ngjashme për të miturit, mes shqetësimeve për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Edhe Komisioni Evropian po punon për rregulla të reja dhe po teston një sistem për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI