Flash

Një automjet përfshihet nga flakët pranë nënstacionit elektrik në Lushnje

Lapsi.al 22 July 2026

Një automjet është djegur pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjes. 

Zjarrfikësit të ardhur me urgjencë në vendngjarje kanë shuar zjarrin që kishte rënë brenda kabinës së mjetit që u shkrumbua tërësisht. Ndërhyrja e zjarrfikësve në kohën e duhur nuk ka lejuar përhapjen e zjarrit si në nënstacionin elektrik e po ashtu as në banesat që janë ngjitur në këtë lagje.

Ekspertët e policisë shkencore në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në djegien e automjetit në këtë zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të banesave dhe nënstacionit elektrik.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI