Flash

“Ju erdhi fundi”/ Thuajse 2 muaj protestë, qytetarët paralajmërojnë tubim para Kuvendit

Lapsi.al 22 July 2026

Të martën është mbyllur dita e 52-të e protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.  Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit brohoritën thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Gjatë tubimit, qytetarë dhe aktivistë shprehën pakënaqësitë për qeverisjen, kostot e larta të jetesës, shëndetësinë, arsimin, emigracionin dhe korrupsionin. Si çdo mbrëmje, ata deklaruan se protesta nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e zonave të mbrojtura, por me situatën e përgjithshme ekonomike dhe sociale në vend. Kritika pati gjithashtu edhe për financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të Kanye West. fonde publike që sipas qytetarëve duhet të shkonin për pensionistët, spitalet dhe sektorët me nevoja urgjente. Në podium u ngritën edhe akuza ndaj klasës politike të 35 viteve të fundit. 

Aktivistët përsëritën gjithashtu thirrjet drejtuar SPAK-ut. Ata kërkuan hapjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se mbështetja për institucionet e drejtësisë duhet të shoqërohet me rezultate konkrete.Në fund të fjalimeve, aktivistët njoftuan se protesta do të zhvendoset të enjten para Kuvendit. Grumbullimi është paralajmëruar të nisë në orën 08:00, gjatë zhvillimit të seancës parlamentare. 

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin në kryeqytet. Ata përsëritën se nuk pranojnë negociata për kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI