Flash

Certifikatë Pronësie edhe për kullat e vjetra, Goxhobelli: Kemi identifikuar 697 në të gjithë vendin

Lapsi.al 21 July 2026

697 kulla të vjetra nëpër të gjithë Shqipërinë pritet të formalizohen dhe poseduesit e tyre do të pajisen me Certifikatë Pronësie. Kështu është shprehur drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, gjatë takimi të mbajtur sot në Theth bashkë me kryeministrin Edi Rama, me fokus ligjin për “Paketën e Maleve”. 

“Sa i përket rijetëzimit të kullave, jemi në një projekt me Ministrinë e Turizmit dhe GIZ, ku kemi identifikuar 697 kulla të vjetra. Po vijojmë procesin e titujve të pronësisë. Vetëm për Thethin janë 15 kulla të identifikuara, për të cilat po vijon procesi i formalizimit. E gjithë drejtoria e Shkodrës ka rreth 194 kërkesa që po procedohen nga ana jonë për të marrë titullin e pronësisë”, tha Goxhobelli. 

Në vijim të fjalës së saj në takim ajo theksoi edhe përmbylljen e procesit të regjistrimit fillestar në 106 Zona Kadastrale nga Elbasani në Vermosh. 

“Ky është një parakusht për “Paketën e Maleve”, por edhe për procese të tjera që kanë të bëjnë me regjistrimin e titujve të pronësisë”, tha Goxhobelli. 

Lidhur me “Paketën e Maleve”, ajo tha se nuk është thjesht një ligj pronësie, por një ligj zhvillimi teksa shpjegoi edhe hapat se si të përfitosh prej këtij ligji. 

“Është një ligj zhvillimi, që ka dy komponentë. Është incentiva që ka të bëjë me formalizimin e të drejtës pronësore dhe incentiva të tjera fiskale. Fillon me një shprehje interesi, pastaj vijon me një verifikim në terren nga ana e bashkisë dhe më pas me një miratim nga Këshilli Bashkiak, i cili bën miratimin e listës së pronarëve joposedues. Hapat që vijojnë janë kryesisht administrativë, që lidhen me mundësinë për aplikim për lejen e zhvillimit.  I gjithë procesi koordinohet me bashkinë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për të bërë verifikim të statusit ligjor të zonave, të cilat përcaktohen si zona të zhvillimit të ekonomisë malore”, deklaroi drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI