
20 persona kanë humbur jetën, 80 janë plagosur dhe mbi 100 rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që goditën Afganistanin. Më e goditura është provinca malore e Parunit, pranë kufirit me Pakistanin.
Banorët po kërkojnë të mbijetuar dhe viktima mes baltës dhe grumbujve të gurëve, shpesh pa pajisjet e nevojshme. Mes të zhdukurve janë edhe kryebashkiaku i qytetit dhe disa zyrtarë lokalë. Autoritetet paralajmërojnë se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të rënda njerëzore dhe materiale, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.