Flash

Tenderët në vlerë 30 milionë euro/ Mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

Lapsi.al 21 July 2026

Zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa çështja lidhet me një hetim të zhvilluar për 3 procedura prokurimi gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që tejkalon 30 milionë euro.


Gjatë seancës paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes për gjykim. Gjykata do të vendosë nëse dosja do të dërgohet për shqyrtim gjyqësor, do të kthehet për plotësim të hetimeve apo nëse çështja do të pushohet.

Të pandehurit:

Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë – shpërdorim detyre

Eljona Mydini – ish-zv.kryetare e Bashkisë Kolonjë – shpërdorim detyre

 
Erjon Cenko – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera

Engjëll Dine – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera

Ermal Zylfo – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera

Armand Tafil – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera

Muharrem Tartari – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera

Shpëtim Liço – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera

Ergys Verdho – ish-kreu i ARRSH-së – shpërdorim detyre

Erald Elezi – ish-drejtor në ARRSH – shpërdorim detyre

Genti Raça – përgjegjës preventivi në ARRSH – shpërdorim detyre

Donikë Shehu – ish-specialiste në ARRSH – shpërdorim detyre

Klarita Konomi – ish-specialiste në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera

Nikollaq Mihali – specialist në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera

Erdit Salillari – përgjegjës sektori në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera

HETIMI

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar shkelje në tre procedura prokurimi. Sa i përket tenderit për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2, me fond limit rreth 30.7 milionë euro, rezultoi se Bashkia Kolonjë pretendoi se kishte dorëzuar një projekt për rrugën, por hetimet provuan se një projekt i tillë nuk ekzistonte. Procesverbali i marrjes në dorëzim të projektit rezultoi i falsifikuar, ndërsa fondi limit u përllogarit pa një projekt të vlefshëm dhe mbi të dhëna të përgatitura nga administratorja e kompanisë “A&E Engineering”, e cila më pas fitoi kontratën e supervizimit. Nga ekspertimi teknik dhe financiar u arrit në përfundimin se fondi limit limit ishte fryrë me 590.2 milionë lekë, ose rreth 6.3 milionë euro.

Në tenderin për supervizimin e punimeve të rrugës Korçë–Ersekë, me fond limit rreth 242 mijë euro, SPAK konkludoi se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik, duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë “A&E Engineering” të Entela Çanos.

Ndërsa në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës, me fond limit rreth 49 mijë euro, hetimet treguan se fondi limit dhe specifikimet teknike u hartuan në kundërshtim me ligjin, duke u bazuar në oferta fiktive dhe dokumente të përgatitura nga vetë kompania fituese. Sipas SPAK, dokumentet standarde të tenderit u miratuan me kritere të hartuara nga “A&E Engineering”, me qëllim favorizimin e kësaj shoqërie në procedurën e prokurimit.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI