Flash

Detajet e reja nga atentati në Elbasan/ Si u plagos aksidentalisht 19-vjeçari?

Lapsi.al 21 July 2026

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se shënjestër e këtij sulmi dyshohet se kanë qenë Armando Tomorrica dhe Renaldo Mance, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur 19-vjeçari Biorgi Hoxha, i cili punonte si kamarier në lokal.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar kishte pasur një konflikt të mëparshëm me Tomorricën dhe Mancen, çka dyshohet të ketë qenë motivi kryesor i sulmit. Mbrëmjen e ngjarjes, dy shënjestrat ndodheshin të ulura në një tavolinë në verandën e lokalit, në shoqërinë e kamarierit të ri. Autori është afruar drejt tyre, i ka ofenduar verbalisht dhe më pas ka nxjerrë armën, duke qëlluar disa herë dhe plagosur të tre personat.

Në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja për ekspertizë balistike. Të plagosurit morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit dhe janë larguar në banesat e tyre, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit që është ende në arratisje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI