Flash

Plagosja me armë zjarri e tre të rinjve në Elbasan: 6 gëzhoja në vendngjarje, autori ende në kërkim

Lapsi.al 21 July 2026

Tre të rinjtë që mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari”  në qytetin e Elbasanit kanë lënë spitalin vetëm dy orë pasi morën ndihmën mjekësore, pasi fatmirësisht plagët e marra nuk rezultuan të rrezikshme për jetën. Burime spitalore bëjnë me dije se Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mance, 31 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer në banesat e tyre. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej të plagosurve ka marrë një plagë të lehtë në shpatull, një tjetër është goditur në këmbë, ndërsa personi i tretë ka pësuar vetëm një gërvishtje nga plumbi.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të ndihmuar në identifikimin e armës së përdorur. Hetimet janë përqendruar në disa pista për të zbardhur motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe të bizneseve përreth, ndërsa janë marrë në pyetje edhe tre personat e plagosur, me qëllim rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Një element i rëndësishëm i ngjarjes është se në momentin e të shtënave, në ambientet e lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Menjëherë pasi ka dëgjuar krismat, ai ka dalë jashtë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale, por ka mundur të largohet në thellësi të lagjes, duke humbur gjurmët. Pas ngjarjes, forca të shumta policie rrethuan zonën dhe zhvilluan kontrolle intensive në një perimetër të gjerë, ndërsa operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e autorit vijon.

Njoftimi i Policisë mbrëmjen e djeshme:

“Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI