Flash

Sherr me pushuesit turq në Golem, arrestohen dy punonjës plazhi

Lapsi.al 21 July 2026

Një konflikt fizik mes punonjësve të një subjekti në plazh dhe pesë pushuesve turq ka vënë në prangat e policisë dy persona dhe dy të tjerë të proceduar penalisht. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e plazhit në Golem.

Policia arrestoi menaxherin D.K., 33 vjeç, dhe punonjësin E.Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë konfliktit, për motive të dobëta, goditën me sende të forta dy pushues turq. Ata akuzohen për 'Plagose të rëndë me dashje', kryer në bashkëpunim, dhe 'Prishje të qetësisë publike'.

Ndërkohë, në gjendje të lirë u proceduan banakieri I.Sh., 48 vjeç, dhe punonjësi i sigurisë T.D., 49 vjeç, të cilët dyshohet se kanë goditur dhe kanosur tre shtetas të tjerë turq. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI