Flash

I kërkuari nga SPAK shfaqet në Durrës në një përplasje me armë

Lapsi.al 24 July 2026

Një nga personat më të kërkuar nga SPAK, Denis Tafili, pjesë e grupit të Visit të Pojës, është shfaqur sot në Shkallnur të Durrësit, ku është përfshirë në një konflikt me Edison Gjuzin. Në ngjarje është implikuar dhe një punonjës policie. Mësohet se ka patur dhe të shtëna me armë.

Një njoftim i policisë, shpjegon se konflikti ka nisur për motive të dobta, ku Gjuzi është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit Tafili dhe një 27 vjeçar me inicialet G. M. Të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Policia pranon përfshirjen e punonjësit të saj, inspektorit L. Xh., “i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore”

Ndonëse i shpallur në kërkim nga SPAK, Tafili nuk ka patur frikë të përfshihet në konflikt në mes të ditës. Si për ironi, nga të dhënat e para mësohet se Tafili ka ndërhyrë duke i dalë në mbrojtje policit, në konfliktin e këtij të fundit me Gjuzin.

Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”. Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Në 21 maj të vitit të kaluar, kur u ndërmor edhe operacioni, u vendos sekuestro për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara se ishin financuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, në vendin fqinj janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI