Flash

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump: Po flasim me Iranin tani, diçka e mirë mund të ndodhë

Lapsi.al 28 July 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet. Ai është shprehur se kontaktet mes dy vendeve po zhvillohen në një "atmosferë shumë miqësore".

Trump ia atribuoi këtë ndryshim presionit ushtarak të SHBA-së, duke pretenduar se operacionet amerikane kanë shkatërruar një pjesë të madhe të marinës, forcës ajrore, mbrojtjes ajrore dhe kapaciteteve iraniane për prodhimin e dronëve dhe raketave.

Presidenti amerikan përsëriti se Uashingtoni nuk do të lejojë kurrë që Irani të pajiset me armë bërthamore. Ai paralajmëroi se, nëse negociatat dështojnë, SHBA do të ndërmarrë veprime të tjera ushtarake. Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump sulmoi edhe ish-presidentin Barack Obama, duke thënë se politika e tij ndaj Teheranit kishte qenë e gabuar.

"Irani nuk blihet, por mposhtet", u shpreh ai. 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI