Flash

I lodhur nga lufta me Iranin, tre planet e Trump

Lapsi.al 25 July 2026

Donald Trump është i lodhur nga lufta me Iranin, e cila ka hyrë në muajin e pestë pa një rrugë të qartë drejt përfundimit, ndërsa presidenti amerikan kishte menduar se konflikti do të zgjaste vetëm disa javë.

Sipas Wall Street Journal, Trump ndodhet në një “modalitet hakmarrjeje”. Në një takim të fundit në Zyrën Ovale, ai raportohet se i ka cilësuar udhëheqësit iranianë si “fundërrina” dhe “të çmendur”, duke përdorur edhe një seri tjetër fjalësh fyese. Këto deklarata nuk kanë habitur, pasi presidenti amerikan ka bërë komente të ngjashme edhe publikisht.

 
Ndërkohë, forca të reja amerikane po drejtohen drejt Lindjes së Mesme, duke i dhënë Trumpit më shumë mundësi në rast se ai vendos të vazhdojë përshkallëzimin ushtarak. Vetë presidenti ka deklaruar se “problemi i Iranit po zhduket dita-ditës”, ndërsa ka thirrur një tjetër takim me ministrat dhe këshilltarët e tij për të diskutuar situatën.

Pavarësisht se ka lënë të hapur mundësinë e dialogut, duke thënë se “SHBA po flet me Iranin pikërisht tani”, përpjekjet diplomatike duket se po përballen me pengesa. Sipas New York Times, kryeministri irakian Ali Al Zaidi, pas një vizite në Shtëpinë e Bardhë, i ka propozuar Teheranit një armëpushim gjatë një vizite në Iran, por regjimi iranian e ka refuzuar, duke deklaruar se problemi nuk është mungesa e ndërmjetësuesve, por “qasjeja amerikane”.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni po përpiqet të përfshijë edhe vendet europiane për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë.

Brenda administratës amerikane ekzistojnë shqetësime se konflikti mund të ndikojë negativisht në zgjedhjet e mesmandatit për republikanët, për shkak të rritjes së çmimeve, rënies së mbështetjes për Trumpin dhe humbjeve të ushtarëve amerikanë. Sipas raportimeve, numri i viktimave amerikane në këtë luftë është raportuar fillimisht 18, ndërsa Pentagoni më pas e ka ulur në 14, pa dhënë një sqarim të plotë për ndryshimin.

Trump prej muajsh po kërkon t’i japë fund luftës. Në prill ai kishte njoftuar një armëpushim, pasi më herët kishte kërcënuar se do të shkatërronte “një qytetërim të tërë”. Në qershor, në ditën e 80-vjetorit të tij, ai njoftoi nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, pas disa pauzave të shkurtra, luftimet kanë rifilluar.

Ditët e fundit, Trump ka rikthyer kërcënimet për sulme ndaj urave dhe infrastrukturës energjetike iraniane. Ai ka kritikuar gjithashtu rebelët Houthi dhe ka paralajmëruar se dëmet ndaj anijeve tregtare do të kompensohen përmes aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se Trump beson se “e vetmja gjë që Teherani kupton është forca ushtarake”, ndaj bombardimet ajrore po vazhdojnë. Megjithatë, presidenti deri tani ka hezituar të miratojë një operacion tokësor, i cili do të sillte me shumë gjasa viktima amerikane dhe do të shkaktonte pakënaqësi mes një pjese të mbështetësve të tij në lëvizjen MAGA.

Pavarësisht tensioneve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump ka pranuar ta takojë atë javën e ardhshme gjatë vizitës së Netanyahut në Uashington për funeralin e senatorit Lindsey Graham.

Përtej përçarjeve brenda kampit politik të Trumpit, ekziston edhe një shqetësim strategjik: bombardimet ajrore amerikane po ndikojnë në rezervat e municioneve të SHBA-së. Sipas Pentagonit, rikthimi i këtyre rezervave kërkon jo vetëm financime të mëdha, por edhe kohë, duke krijuar dobësi të mundshme në rast të një konflikti tjetër të madh.

Ndërkohë, Trump dhe stafi i tij janë të shqetësuar për mundësinë e sulmeve hakmarrëse nga Irani. Këshilltarëve të tij më të afërt u është rekomanduar madje të shmangin përdorimin e shërbimeve si Uber. Gjatë samitit të NATO-s në Turqi, Izraeli paralajmëroi për një plan iranian për të vrarë Trumpin, megjithëse zyrtarët e cilësuan atë si ambicioz, por jo realist.

Sipas kongresmenit republikan nga Teksasi, Michael McCaul, pasi ka dështuar “plani B”, diplomacia, dhe në mungesë të një “plani C”, Trump po rikthehet te “plani A”, i cili bazohet te operacioni ushtarak.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI