Flash

Slogani i ditës 55: "Nuk na përfaqësoni, jeni krimba"

Lapsi.al 25 July 2026

“Nuk na përfaqësoni!”. Ky ishte slogani simbol i ditës së 55 të protestës, i cili u projektua mbi bulevard. Përpos tij, ndër ra në sy edhe sllogan ku shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba. Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Edhe me këtë instalacion protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj përfaqësuesve politikë se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Këto mesazhe vijnë pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Protestuesit u shprehën të qartë se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë. “Nuk ka besë me Ramën”, ka qenë ky mesazhi i qartë i qytetarëve ndërsa kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI