
Një festival ushqimi në Seattle u kthye në tragjedi mbrëmjen e së dielës. Të shtëna me armë zjarri lanë dy persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar. Ngjarja ndodhi gjatë festivalit tradicional "Bite of Seattle", që zhvillohej në qendër të qytetit dhe kishte mbledhur mijëra vizitorë. Katër të plagosur u dërguan në spital, ndërsa një grua mori ndihmë mjekësore në vend.
Policia arrestoi një të dyshuar, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Kryebashkiakja Katie Wilson e cilësoi ngjarjen një "akt të tmerrshëm dhune", ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në përfundimin e hetimeve.