
Rreth 100 mijë familje në Kiev dhe në zonat përreth kryeqytetit ukrainas kanë mbetur pa qasje në internet pas sulmeve me dronë rusë. Sulmet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën e komunikimeve, ndërsa ekipet teknike kanë nisur punën për të vlerësuar pasojat dhe për të rikthyer shërbimet.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, goditjet me dronë janë kryer në disa valë, nga orët e mëngjesit deri në fillim të pasdites. Ndërhyrjet për riparimin e dëmeve vijojnë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe ndikimin e sulmeve në shërbimet bazë në kryeqytetin ukrainas.