Flash

Aksidenti absurd, 20-vjeçari Oskar Kordus humb jetën: një kaproll i futet përmes xhamit të përparmë të makinës

Futbolli polak po vajton këto orë Oskar Kordus, futbollistin 20-vjeçar që të hënën humbi jetën në rrethana sa të pafata, aq edhe absurde.

Lapsi.al 23 September 2026

Futbolli polak po vajton këto orë Oskar Kordus, futbollistin 20-vjeçar që të hënën humbi jetën në rrethana sa të pafata, aq edhe absurde. Mbrojtësi i ri po drejtonte qetësisht BMW-në e tij në unazën e Gostyn, një rrugë jashtëurbane me nga një korsi për çdo drejtim, kur një Volkswagen i drejtuar nga një burrë 52-vjeçar, që po lëvizte në drejtim të kundërt, goditi një kaproll që po kalonte rrugën. Përplasja e hodhi kafshën si një predhë në korsinë e kundërt, duke goditur drejtpërdrejt makinën e Kordus. Kaprolli theu xhamin e përparmë të BMW-së dhe goditi në fytyrë djaloshin. Automjeti i futbollistit më pas doli nga rruga.

BMW-ja e Oskar Kordus, pothuajse e shkatërruar jashtë rruge pasi u godit nga një kaproll

Ndihma e shpejtë, e cila mbërritën në vendngjarje, e gjeti Kordus pa shenja jetësore dhe nisën reanimimin kardiopulmonar, duke arritur të rikthenin funksionet jetësore. Por për Oskarin gjithsesi nuk pati asgjë për të bërë: ai u transportua me helikopter në një spital të Poznanit, por vdiq mbrëmjen e po asaj të hëne nga plagët e marra. Ndërsa shoferi i Volkswagenit pati fat dhe mbeti i padëmtuar. Prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi ngjarjen, por duket vërtet se bëhej fjalë për një aksident sa tragjik, aq edhe të pashmangshëm, pa përgjegjësi nga ana e asnjërit prej tyre.

Kordus kishte luajtur si titullar vetëm të shtunën e kaluar me fanellën e Kania Gostyn, klubit të tij aktual në IV ligë, që është niveli i pestë i futbollit polak. Ishte ndeshja e tij e shtatë e luajtur këtë sezon, pasi ishte transferuar gjatë verës nga Korona Piaski, ku kishte luajtur për dy vite, gjithmonë në të njëjtën kategori, dhe ku ishte formuar në ekipet e moshave. I lindur më 25 mars 2006, Oskar ishte një mbrojtës qendre që ndoshta në vazhdim të karrierës së tij nuk do të arrinte në skenat më të ndritshme të futbollit evropian, por në skuadrat ku kishte luajtur të gjithë e dinin se mund të mbështeteshin tek një futbollist i besueshëm dhe një shok skuadre i gatshëm të sakrifikohej për tjetrin.

Si Kania Gostyn, ashtu edhe Korona Piaski kanë publikuar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale për Kordus: “Me trishtim dhe mosbesim të jashtëzakonshëm mësuam për lajmin e ndarjes nga jeta të lojtarit tonë, Oskar Kordus. Në emër të gjithë komunitetit të Kania Gostyn, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Oskarit. E ndajmë dhimbjen tuaj në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë dhe mendimet dhe zemra jonë janë me ju. Pusho në paqe, Oskar”, shkroi klubi i tij i fundit.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI