Flash

Zelensky në OKB: Sa më shumë liri veprimi të ketë Putin, aq më i rrezikshme bëhet

Lapsi.al 23 September 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Vladimir Putinin se është pengesa kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se sa më shumë hapësirë për të vepruar t’i lihet presidentit rus, aq më i madh bëhet rreziku për vendet e tjera.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, Zelensky foli për humbjet e ushtrisë ruse në fushëbetejë dhe deklaroi se, nga janari deri në gusht, ato kanë arritur në rreth 248 mijë persona, sipas të dhënave të paraqitura prej tij. Ai tha se Rusia ka paguar një kosto të lartë njerëzore në këmbim të përparimeve territoriale relativisht të kufizuara gjatë këtij viti.

Presidenti ukrainas kritikoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, duke thënë se Pheniani ka dërguar trupa për të ndihmuar forcat ruse. Sipas tij, edhe këto forca kanë pësuar humbje gjatë luftimeve. Në fjalimin e tij, Zelensky akuzoi gjithashtu Rusinë se paraqet kërcënim për vende të tjera të rajonit, duke përmendur Moldavinë, Poloninë dhe shtetet baltike, si dhe vendet e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore.

Duke iu referuar deklarimeve të fundit të Moskës për luftën, presidenti ukrainas tha se Putini vazhdon të synojë pushtimin e territoreve të tjera ukrainase. Zelensky bëri thirrje që Rusisë dhe udhëheqjes së saj tu kufizohet mundësia për të zgjeruar luftën, duke e paraqitur këtë si një nga kushtet për rritjen e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI