Flash

Sulmi kuqezi kundër teknikut Sylvinho, Daku e Seferi kunja brazilianit: "Tani e ndjejmë rëndësinë"

Në konferencën për shtyp, dy sulmuesit kuqezi Daku e Seferi, kanë shënjestruar brazilianin Sylvinho mes rreshtave, duke i thurur elozhe teknikut të ri Rolando Maran.

Lapsi.al 23 September 2026

Sylvio Campo Junior nuk është më trajneri i Kombëtares, por me sa duket ka ende gjëra për tu thënë, kështu që Mirlind Daku e Taulant Seferi nuk kanë humbur mundësinë për të hequr guralecë nga këpucët. Në konferencën për shtyp, dy sulmuesit kuqezi, kanë shënjestruar brazilianin mes rreshtave, duke i thurur elozhe teknikut të ri Rolando Maran. "Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar - tha Daku -. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them. Për të tjerat presim ndeshjen dhe shohim pastaj".

Daku që në fakt u thirr në Kombëtare pikërisht nga Sylvinho e që nuk impresionoi në rastet kur u aktivizua si titullar nga braziliani, ndoshta kërkon të justifikojë mungesën e golave me kuqezinjtë. Duhet parë pastaj nëse elozhet për Maran, në krahasimin mes dy trajnerëve, janë ato të fillimit të një bashkëpunimi, apo vërtetë qendërsulmuesi ndihet mirë me skemat e teknikut të ri, që ndërkohë ka pësuar dy humbje në dy ndeshje në detyrë.

Të njëjtën qasje ka patur edhe Seferi, i ekzaltuar nga golat e shënuar në Turqi në këtë sezon, por duke harruar se Sylvinho kritikohej pikërisht se aktivizonte Seferin kur luante në Emiratet e Bashkuara Arabe: "Edhe Daku e tha shumë mirë më parë - mbështeti Seferi -. Trajneri ia jep atë vlerësimin të gjithë futbollistëve. A do luaj nga fillimi apo do jem në stol, është vendimi i trajnerit".

Pakënaqësia mund të lidhet edhe me faktin që atëherë luante i spostuar në krah e tani më pranë portës është më efektiv, por Seferi në atë kohë ishte një lojtar krahu, edhe kur luante me Tiranën. Ai nuk ka folur drejtpërdrejtë për teknikun Sylvinho, por nuk është shmangur në një krahasim me Maran: "Ndryshimi i mëparshëm me tani është se trajneri Maran do të luajë me topin, do më shumë futboll ofensiv - tha Seferi -. Do që ekipi të bëjë presing. Për ne sulmuesit është padyshim më mirë kur bëjmë presing dhe kur kemi topin më shumë. Këto ditë kemi punuar në fazën më topin më shumë, si do dalim. Përpara kemi qenë më shumë në anën difensive, e kemi pritur kundërshtarin më shumë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI