Flash

Dita e 115-të e protestës/ Nuk mungojnë mesazhet e Vlora Hysenit

Lapsi.al 22 September 2026

Protesta mbylli të martën ditën e saj të 115-të. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku mbajtën fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, protestuesit kanë komentuar edhe zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me kreun e SHISH, Vlora Hysenin, për të cilën SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.

Aktivisti Kola u shpreh se ata duhet të inkurajojnë SPAK dhe BKH që të vijojnë me dorë të hekurt punën për të arrestuar Hysenin.

“Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë punën me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin”, u shpreh aktivisti Arben Kola. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI