Flash

Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën për mbështetjen për Gazën

Lapsi.al 22 September 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi Shqipërinë dhe Kosovën gjatë fjalimit të tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e përmendur mes vendeve që janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.

"Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes. Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. 

Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten.

Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t'i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme. Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve", tha Trump. 

Shqipëria është një nga vendet themeluese të Bordit të Paqes. Më 22 janar, Kuvendi miratoi me 110 vota pro anëtarësimin e vendit në këtë organizatë. Më pas, në mbledhjen inauguruese të Bordit, më 19 shkurt, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake dhe personel policor në kuadër të forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza. Vendi ynë është angazhuar të marrë pjesë në ndërtimin e objekteve publike, banesave dhe infrastrukturës për fëmijët palestinezë.

Në komisionet parlamentare po miratohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionin ushtarak të Stabilitetit në Gaza. Shqipëria do të dërgojë maksimumi 40 ushtarakë, dhe kostoja për çdo mision 6-mujor arrin mesatarisht 1.7 milionë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI