Flash

Çështja e arbitrimit, Tebas sulmon Real Madrid: “Jeton në galaktikë tjetër”. Replika e Blancos: “Fjalë të padenja”

Ka shpërthyer polemika në Spanjë mes Real Madrid dhe presidentit të La Ligës spanjolle, Javier Tebas, pas ankesave të Los Blancos për arbitrimin në derbin e humbur ndaj Atlético Madrid gjatë fundjavës.

Lapsi.al 22 September 2026

Ka shpërthyer polemika në Spanjë mes Real Madrid dhe presidentit të La Ligës spanjolle, Javier Tebas, pas ankesave të Los Blancos për arbitrimin në derbin e humbur ndaj Atlético Madrid gjatë fundjavës. “Pretendimi se arbitrat e kanë me Real Madrid do të thotë të jetosh në një galaktikë tjetër. Kjo narrativë shërben si alibi për të maskuar mangësi të tjera, të dukshme me sy të lirë që në këto ndeshjet e para të sezonit. Është më e lehtë të supozosh një komplot sesa të shpjegosh se çfarë ndodh në fushë”, janë fjalët e Tebas, të cilat morën jehonë të gjerë në mediat spanjolle.

Përgjigjja e Real Madrid nuk vonoi. Klubi publikoi një komunikatë zyrtare, në të cilën, duke iu referuar Tebas, flet për një “obsesion” të tij ndaj klubit dhe i cilëson deklaratat e tij të fundit si “të rënda dhe të pakuptueshme, të padenja për një drejtues përgjegjës”. “Ne besojmë se kompeticioni ka nevojë urgjente për një lider të aftë për ta menaxhuar dhe për t’i shfrytëzuar plotësisht potencialin e tij, duke respektuar njëkohësisht detyrimin themelor për neutralitet”, thuhet në komunikatën e Real Madridit, i cili thekson se qëndrimi i Tebas “dëmton imazhin e futbollit spanjoll”.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI