Flash

Protesta nuk ndalet, qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Lapsi.al 22 September 2026

Protesta kundër qeverisë do të vijojë edhe sot në Tiranë, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë. Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e sistemit politik.Tubimi nis në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar me marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Më pas, qytetarët ndalen para Kryeministrisë për fjalimet dhe vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Një ditë më parë, protestuesit ngritën sërish edhe çështjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut. Ata kërkuan heqjen e tij, duke iu referuar zhvillimeve që lidhen me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “Shqipëria po bën revolucion” janë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar protestat. Qytetarët deklarojnë se do ta vijojnë mobilizimin, ndërsa largimi i qeverisë dhe ndryshimi i sistemit mbeten ndër kërkesat e artikuluara prej tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI