Flash

Bizneset shqiptare përshpejtojnë digjitalizimin, rritet përdorimi i AI dhe shitjeve online

Lapsi.al 22 September 2026

Ndërmarrjet shqiptare po rrisin përdorimin e teknologjive digjitale, ndërsa inteligjenca artificiale, shitjet online, shërbimet cloud dhe sistemet ERP po fitojnë terren në aktivitetin e biznesit.

Sipas publikimit më të fundit të iNSTAT për “Statistikat e Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrje 2026”,  rreth 12.4% e ndërmarrjeve me 10 e më shumë të punësuar përdorën sisteme të inteligjencës artificiale gjatë vitit 2026, nga 9% në vitin 2025.

Rritje është shënuar edhe në përdorimin e shërbimeve cloud. Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin këto shërbime u rrit në 35.3%, nga 33.9% një vit më parë.

Një tjetër tregues i digjitalizimit është përdorimi i sistemeve ERP për planifikimin e burimeve të ndërmarrjes. Këtë vit rreth 36.9% e ndërmarrjeve përdorën një ose një grup aplikacionesh ERP**, kundrejt 31.1% në vitin 2025.

 Shitjet online marrin më shumë peshë

Tregtia elektronike vijon të zgjerohet. Sipas iNSTAT,31.3% e ndërmarrjeve shitën produkte ose shërbime online në vitin 2026, nga 28.1% në vitin 2025.  Ndërkohë, pesha e shitjeve online në xhiron totale të ndërmarrjeve u rrit në 11.4%, nga 10.1% një vit më parë.

Për ndërmarrjet me 250 e më shumë të punësuar, shitjet online përbënin 12.1% të xhiros në vitin 2026, nga 9.9% në vitin 2025. Tek ndërmarrjet e vogla, me 10–49 të punësuar, kjo peshë ishte po 12.1%, nga 11.9% një vit më parë.

Ndërmarrjet e mesme, me 50–249 të punësuar, regjistruan një peshë prej 10.1%, e pandryshuar nga viti 2025.

Aksesi në internet është tashmë pothuajse universal tek ndërmarrjet e përfshira në vrojtim.

Këtë vit 99.5% e ndërmarrjeve përdorën kompjuter me akses në internet për qëllime pune, nga 99.4% në vitin 2025.

Ndërkohë, rritje më e dukshme është regjistruar te punonjësit, pasi 38.3% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet për qëllime pune, nga 35.1% në vitin 2025.

Këtë vit 62.9% e ndërmarrjeve kishin një faqe interneti, nga 61% një vit më parë.

Përdorimi i mediave sociale arriti në 88.1%, me një rritje prej 1.6 pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2025.

AI përdoret më shumë nga kompanitë e mëdha

Madhësia e ndërmarrjes vijon të jetë një faktor i rëndësishëm në adoptimin e teknologjive të reja.  Rritja më e madhe e përdorimit të inteligjencës artificiale u regjistrua tek ndërmarrjet me 250 e më shumë të punësuar, ku treguesi arriti në 28.1% në vitin 2026, nga 24.8% në vitin 2025.

Edhe përdorimi i cloud është më i përhapur tek kompanitë e mëdha. Këtë vit 59.2% e ndërmarrjeve me 250+ të punësuar përdorën shërbime cloud, nga 54.5% një vit më parë.

Tek ndërmarrjet e mesme treguesi u rrit nga 46.3% në 49.7%, ndërsa tek bizneset e vogla nga 31% në 32%./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI