
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, dëshmojnë mënyrën se si funksionon shteti shqiptar.
Duke iu referuar materialeve të publikuara, Ahmetaj tha se ato nuk i shkaktojnë kënaqësi, por sipas tij janë dëshmi për një situatë shqetësuese në institucionet shqiptare.
“Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës”, deklaroi Ahmetaj.
Ai e lidhi këtë deklarate me një debat më të gjerë mbi fenomenin e ‘kapjes së shtetit’, duke iu referuar edhe raporteve të mëparshme të Bankës Botërore.
“Duhet ta mbani mend, disa nga ju janë shumë të rinj. Në 2004-ën, për një të miliontën e kësaj, Banka Botërore shkroi në raport “kapje shteti”, tha Ahmetaj.
“Javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera, boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s'ia kam fare, fare.
Do nxjerr 2 pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.
A ekziston “Monaco”?
“Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish..., o ka çudira.
Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, 'shiko se po e nxjerr, s'po e nxjerr', 'o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y'. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al