Flash

Meta sfidon ChatGPT, aplikacioni i ri Muse nis më shpejt në tregun e AI

Lapsi.al 22 September 2026

Aplikacioni i ri i inteligjencës artificiale i Meta-s, Muse, po regjistron një nisje më të shpejtë në celular sesa pati ChatGPT në ditët e para pas debutimit të ti.

Në 12 ditët e para, duke krahasuar vetëm përdoruesit e iOS në SHBA dhe Kanada, Muse regjistroi rreth 1.8 milionë shkarkime, kundrejt 1.3 milionëve që kishte ChatGPT në të njëjtën periudhë pas lançimit.

Avantazhi shfaqet edhe te përdoruesit aktivë. Muse kishte rreth 642 mijë përdorues aktivë ditorë në SHBA në celular, ndërsa ChatGPT kishte rreth 231 mijë në të njëjtën fazë të lançimit të tij. Edhe kur krahasimi kufizohet vetëm në iOS, Muse rezulton përpara.

Në total, aplikacioni i Meta-s ka regjistruar rreth 2.8 milionë instalime gjatë 12 ditëve të para dhe është ngjitur në vendin e parë të App Store në SHBA.

Megjithatë, krahasimi ka kufizime. ChatGPT u lançua fillimisht vetëm në iOS, ndërsa Muse është i disponueshëm si në iPhone ashtu edhe në Android.

Një avantazh i rëndësishëm për Muse mund të jetë ekosistemi i madh i Meta-s. Aplikacioni mund të lidhet me Facebook dhe Instagram dhe funksionon edhe brenda WhatsApp-it, duke i dhënë kompanisë mundësinë ta promovojë te qindra milionë përdorues të platformave të saj.

Të dhënat tregojnë se mbi 95% e përdoruesve të Muse përdorin gjithashtu Facebook, ndërsa 63% janë përdorues të Instagramit.

Shifrat janë vlerësime të një kompanie të jashtme dhe jo të dhëna zyrtare të Meta-s. Kompania nuk ka publikuar ende shifra të veta për përdorimin e Muse, ndaj mbetet për t’u parë nëse ritmi i fortë i fillimit do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.
 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI