Flash

Një printer dhe fotoja e Special One: ja si Atletico Madrid poshtëroi teknikun Mourinho

Atletico Madrid iu përgjigj, gati 24 orë pas fitores në derbin e Madrid, polemikave për arbitrimin të nxitura nga José Mourinho në fund të ndeshjes.

Lapsi.al 22 September 2026

Atletico Madrid iu përgjigj, gati 24 orë pas fitores në derbin e Madrid, polemikave për arbitrimin të nxitura nga José Mourinho në fund të ndeshjes. “Colchoneros” përdorën me ironi në rrjetet sociale imazhin e një printeri, duke iu referuar asaj që kishte bërë vetë “Special One” në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Atletico publikoi imazhin e atij momenti me një mesazh të qartë: “Mjaft me ngacmimet ndaj arbitrave tani.”

Në atë rast, Mourinho ishte sulur ndaj gjyqtarëve për emërimin e Ortiz Arias dhe ishte paraqitur me disa foto, të printuara pak më parë, që lidhen me aksionet e lojës për të cilat kishte pretendime. Një moment që gjeneroi shumë komente në rrjetet sociale, pasi shumë njerëz pyesnin se ku e kishte gjetur trajneri portugez një printer për të prodhuar ato imazhe. Pikërisht për këtë arsye Atletico Madrid e nis videon e përgjigjes ndaj Realit pikërisht me një printer.

“Colchoneros” mendojnë se ankesat janë të ekzagjeruara në raport me atë që ndodhi në derbi; në veçanti, ata mendojnë se Real Madridi nuk është aspak klubi më i përshtatshëm për të folur për njëanshmëri në arbitrim. Ka disa aksione nga derbet e mëparshme që, sipas atyre që punojnë në “Metropolitano”, kanë qenë në disfavor të tyre.

Pse Atletico Madrid vendosi të përgjigjet në këtë mënyrë

Atletico Madrid, si zakonisht, vendosi t’i përgjigjej në mënyrë krejtësisht origjinale asaj që kishte ndodhur. Shpesh klubi i kënaq tifozët me postime apo iniciativa sarkastike që çdo herë gjenerojnë mijëra reagime.

Në këtë rast, Atletico deshi të zhvlerësonte lëvizjen e portugezit Mourinho për ta lënë në plan të dytë humbjen e skuadrës së tij në derbin e Madridit, duke vënë në pah vetëm gabimet e arbitrimit. Një mënyrë për ta bërë atë të dukej qesharak në sytë e tifozëve, duke e paraqitur atë gjest si një përpjekje patetike për të mos pranuar humbjen dhe superioritetin e treguar në fushë nga skuadra e teknikut Simeone.

Lëvizja e Atletico Madrid erdhi pasi kishte marrë edhe “asistimin” e trajnerit të vet, Diego Simeone, i cili iu përgjigj Special One në fund të ndeshjes: “Jo gjithçka lejohet. Nuk ka rëndësi se kush je – Mourinho, Flick apo Simeone -, të kalosh kufirin e respektit është e papranueshme”, deklaroi trajneri argjentinas në konferencën për shtyp në “Metropolitano”. Tani, vetë Atletico e ka pranuar sfidën me një postim ironik që rikthen edhe një herë vëmendjen te polemika e arbitrimit që shoqëroi derbin, duke e ndezur që tani ndeshjen e kthimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI