Flash

Operacioni i SPAK, pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe pronarit të një biznesi në Durrës

Lapsi.al 22 September 2026

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit që po kryen Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen e AKSHI-t. Në pranga janë vënë Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të policisë dhe Embro Sulejmani, biznesmen në Durrës. Ndërkohë, kontrolle janë ushtruar edhe në zonën e Shkozetit në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-kreut të policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra. Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, 'përkrahje të autorit të krimit' dhe 'nxjerrje të sekretit shtetëror'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI