Flash

GJKKO kërkoi arrest shtëpie për Hysenin/ Opozita apel Begajt: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare menjëherë

Lapsi.al 22 September 2026

Opozita i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas masës së arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të kreut të inteligjencës, Vlora Hysenit. Ky është reagimi i parë i opozitës për masën e lëshuar mëngjesin e sotëm nga GJKKO, ndërsa SPAK po kontrollonte gjithashtu edhe banesën e ish-drejtuesit të bluve, Ilir Prodës.

Deputetja Jorida Tabaku thotë se duhet të sqarohet nëse janë cenuar informacionet, puna e institucioneve dhe siguria e qytetarëve. Më tej shprehet se drejtësia duhet të bëjë punën e saj deri në fund, pa u penguar. Më tej, ajo bën përgjegjëse qeverinë Rama si sistem që “ka zgjedhur dhe promovuar” këta drejtues, ndërsa nënvizon sërish se largimi është i domosdoshëm.

Reagimi i plotë:

Shqipëria është gdhirë sot me raportimet për një masë sigurie ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI. Një ditë pas spektaklit propagandistik të ministrit të Brendshëm, shqiptarët përballen me dyshime që prekin majat e institucioneve përgjegjëse për sigurinë e tyre. Kjo është pamja e një sistemi të kalbur që po shkatërron Shqipërinë, pasi ka rrënuar themelet e shtetit. Kur hetimet për një grup të strukturuar kriminal mbërrijnë deri te drejtuesit e institucioneve të sigurisë, pyetja bëhet e pashmangshme: kujt i kanë shërbyer këto institucione? Qytetarëve që duhet të mbronin, apo pushtetit dhe interesave që duhet të hetonin?

Çdo ditë bie një copë nga muri i propagandës dhe pas tij shfaqen rrënjët e krimit, korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me qeverisjen. Përgjegjësia politike ka emër: Edi Rama. Ai i ka zgjedhur këta drejtues, i ka promovuar dhe ua ka paraqitur shqiptarëve si fytyrën e shtetit të tij. Sot u detyrohet përgjigje. Presidenti i Republikës duhet të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Duhet të sqarohet nëse janë cenuar informacionet shtetërore, puna e institucioneve dhe siguria e qytetarëve. Shqipëria nuk mund të presë shfaqjen e radhës të propagandës, ndërsa dyshimet prekin vetë strukturat që duhet ta mbrojnë.

Drejtësia duhet të bëjë punën e saj deri në fund, pa mburoja politike dhe pa pengesa. Por përgjegjësia politike nuk mund të shtyhet pafund, duke pritur që për çdo hallkë të këtij sistemi të flasë prokuroria. Kjo qeverisje është burimi i sëmundjes. Largimi i saj është i domosdoshëm për t’i hapur rrugë shërimit të një vendi ku shqiptarët varfërohen, ndërsa një pakicë pasurohet nga pushteti, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria. Koha për ndryshim! Koha për ta çrrënjosur këtë sistem! Koha që kjo shumicë të largohet!

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI