Flash

KPP vë në rrezik sinjalin e RTSH-së. Bashkë me të dhe radiot e policisë dhe antenat e SHISH

Skandali në këtë rast ka të bëjë me faktin se vetë ligji për KPP, i ka dhënë kohë 20- 30 ditë këtij institucioni për t'u kthyer përgjigje subjekteve.

Lapsi.al 21 September 2026

Komisioni i Prokurimit Publik prej tre muajsh mban të bllokuar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qershor, Radiotelevizioni Shqiptar i ka dorëzuar dosjen e tenderit për mirëmbajtjen e antenave, pas ankesave të dy operatorëve humbës dhe ende sot nuk ka marrë një përgjigje që do t'i hapte rrugë vijimit normal tëpunës së transmetuesit publik.

Sipas gazetarëve të dosja.al, vetë tenderi, me gjithë përgatitjen e dokumentacionit, zgjati 3 muaj: nga 26 marsi deri në 26 qershor. U shpall procedura, u regjistruan 3 konkurentët, u paraqit dokumentacioni dhe oferta, u shpall fituesi, u administruan ankesat dhe iu përcoll KPP, që ka rolin e gjykatësit, kur prokurimet publike kanë ankesa.

Skandali në këtë rast ka të bëjë me faktin se vetë ligji për KPP, i ka dhënë kohë 20- 30 ditë këtij institucioni për t'u kthyer përgjigje subjekteve. Pra nëse në 26 qershor është çuar procedura, afati maksimal duhet të ishte 26 korriku. Edhe nëse KPP nuk e ka ekspertizën dhe do i duhej ta kërkonte nga një ent i tretë, prapë ligji e detyron që përgjigja të jepet brenda 30 ditësh.

Po KPP as nuk ka shpjeguar arsyet e vonesës dhe as po e merr mundimin për ta parë dosjen, megjithëse në kullat e antenave të Radiotelevizionit Publik, janë vendosur edhe antenat e radiove të policisë, të Shërbimit informativ dhe të Albcontrol.

Nëse gjatë kësaj kohe do të ndodhte një problem, pa patur akoma një fitues për mirëmbajtjen, trafiku ajror do të mbetej pa kontroll dhe fluturimet do të anulloheshin deri kur 5 anëtarët e KPP të zgjoheshin nga gjumi dhe të hapnin dosjen. Pa folur këtu për rëndësinë e sigurisë kombëtare që kanë antenat e SHISH dhe Policisë. E gjitha kjo sepse KPP shkel ligjin dhe askush nuk i kërkon llogari.

Aryset për këtë vonesë të pajustifikueshme, që për më tepër mund të ketë pasoja nga dita në ditë që cënojnë nga interesi i publikut e deri te siguria kombëtare, janë ose papërgjegjshmëria e zyrtarëve të KPP ose interesa të ngushta përfitimi sipas praktikës tashmë të konsoliduar të drejtuesve rilindas. Ismail Shehu, i cili është aktualisht kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, u caktua në këtë detyrë me një votim në Kuvend që rrezikoi përçarjen e grupit socialist. Ai thuhet se mbërriti në këtë pozitë të lartë falë mbështetjes së një figure si Belinda Balluku.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI