Flash

Mbetet aktiv zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi mbulon zonën

Lapsi.al 21 September 2026

Zjarri pranë fshatit Halilaj të Krujës vijon të jetë aktiv, pavarësisht ndërhyrjes së bërë ditën e djeshme me mjete zjarrfikëse dhe një fadromë.

Flakët kanë përfshirë mbetjet në vendgrumbullim, ndërsa djegia vijon të shkaktojë re të dendura tymi, të cilat sipas banorëve shoqërohen me erë të rëndë dhe përbëjnë shqetësim për komunitetin përreth.

Sipas informacioneve paraprake, kjo nuk është hera e parë që vendgrumbullimit i vihet flaka. Brenda harkut kohor të dy muajve, zjarri është përsëritur disa herë në të njëjtën zonë. Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve, ndërsa dyshimi paraprak është se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht. Situata mbetet problematike për banorët e lagjes së fshatit Halilaj, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e vatrave që vijojnë të jenë aktive.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI