Flash

Përplasja për pagat, Rama fton institucionet e drejtësisë në takim

Lapsi.al 21 September 2026

Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për të mbajtur një takim më datë 28 shtator për të biseduar në lidhje me pagat e magjistratëve. Kryeministri i ftoi publikisht në tryezë një ditë pas miratimit të projektligjit për pagat e magjistratëve në parlament, që u kundërshtua, duke theksuar se duhet që të diskutojnë për një zgjidhje afatgjatë. Në reagimin e tij në rrjetin social X, kryeministri deklaronte se të pranishëm në tryezë do të jenë edhe ekspertë të Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.

Sipas tij, duhet ta trajtojnë çështjen me “urtësi dhe durim” dhe për të dhënë një shembull dinjiteti përpara qytetarëve dhe partnerëve. Mazhoranca e miratoi projektligjin e PS me 84 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, pavarësisht kundërshtive të institucioneve të drejtësisë dhe opozitës, të cilët theksuan se po shkelej vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Magjistratët kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë ligjin e miratuar e të dekretuar pak orë më pas nga Presidenti, në Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI