Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Reese Witherspoon konfirmon romancën me Oliver Haarmann

Lapsi.al 25 June 2026

Reese Witherspoon ka bërë paraqitjen e saj të parë publike me partnerin Oliver Haarmann gjatë premierës së serialit të ri Elle në New York City, më 23 qershor.

Aktorja e Legally Blonde, 50 vjeçe, u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan rozë mndërsa Haarmann, 58 vjeç, zgjodhi një kostum blu të errët me këmishë të bardhë dhe kravatë rozë.

Çifti u shfaq duke u mbajtur për dore pas eventit, ku Witherspoon u shoqërua gjithashtu nga djali i saj 22-vjeçar, Deacon Phillippe, nga martesa me Ryan Phillippe. Aktorja është gjithashtu nënë e vajzës Ava, 26 vjeçe, nga e njëjta martesë, si dhe e djalit Tennessee, 13 vjeç, nga martesa me Jim Toth.

Romanca mes Witherspoon dhe Haarmann u përfol për herë të parë në korrik 2024, kur ata u panë duke darkuar së bashku në New York, ndërsa më vonë u shfaqën edhe në pushime romantike në Saint-Tropez.

Pas ndarjes nga Jim Toth në vitin 2023, aktorja ka folur hapur për jetën e saj personale, duke theksuar rëndësinë e të shprehurit me sinqeritet dhe kontrollin e narrativës së saj publike, larg interpretimit të medias.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI